Plagosje me armë zjarri në Prizren, detaje se si ndodhi rasti
Një person është plagosur sot me armë zjarri në Prizren, si pasojë e një konflikti që dyshohet se ka ndodhur mes dy palëve për bagëti.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima e këtij rasti është Agim Gutaj Sipas të njëjtave burime, konflikti dyshohet se ka nisur pasi bagëtitë ishin lëshuar në livadhe të huaja, gjë që ka shkaktuar përplasje verbale, e cila më pas ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit.
Ndryshe për Indeksonline për gjendjen e viktimës ka folur edhe shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, i cili ka thënë për Indeksonline se viktima është dërguar në Emergjencë rreth orës 13:20 dhe se gjendja e tij është stabile. “ Rreth orës 13:20 tek ne ka ardhur një person i plagosur me armë zjarri. Ne i kemi përfunduar ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti tashmë është dërguar në Repartin e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile”, tha ai

