Plagosja e afaristit nga Peja, flasin nga Prokuroria e Pejës
Biznesmeni i njohur nga Peja, Jeton Buquku ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës pas të shtënave me armë zjarri.
Në lidhje me rastin për IndeksOnline janë deklaruar Prokuroria Themelore në Pejë.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie për IndeksOnline Shkodran Nikçi.
Plagosjen e biznesmenit nga Peja e kanë konfirmuar për IndeksOnline edhe policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pjeës, Driton Rugova, i plagosuri ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës, e për shkak të plagëve të marra ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Rugova. /IndeksOnline/

