Plagosja e dy personave në Pejë, arrestohen 7 të dyshuar!

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Pejës, Driton Rugova, për IndeksOnline konfirmoi se janë arrestuar shtatë të dyshuar.
Kurse, bëri të ditur se njëri nga të lënduarit po trajtohet në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve.
“Mbrëmë rreth orës 23-25 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sak Fazlia”. Në këtë rast kanë qenë të përfshirë nëntë persona, ku si pasojë e gjuajtjes me armë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës, mirëpo lënduari tjetër për shkak të natyrës së lëndimit është transferuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes menjëherë dhe ka arrestuar shtatë persona, po ashtu janë konfiskuar edhe 3 gëzhoja të armës.
Rasti është cilësuar “Tentim vrasje e rëndë”, tha ai./IndeksOnline/