75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 15 Shtator 2024 / LB

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Dy grupe të RENEA-s blindojnë zonën

Dy grupe të Forcave Speciale RENEA kanë mbërritur ne Malësi të Madhe, ndërsa kanë nisur kërkimet për lokalizimin dhe gjetjen e autorit, i cili plagosi me armë zjarri pistoletë dy persona, mëngjesin e kësaj të diele.

Referuar hetimeve paraprake, autori i dyshuar është Lul Rakaj.

Të plagosurit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës./ abcnews.al