75 Mall Live Search
16:06 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / LB

Plagosja e kryeministrit sllovak, vjen reagimi nga kryediplomatja Gërvalla

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Gërvalla ka shkruar se zemrat e kosovarëve janë me kryeministrin sllovak duke i uruar shërim sa më të shpejt. Ministrja e jashtme ka thënë se autorët duhet të ndëshkohen.

 “Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla.