75 Mall Live Search
08:53 / E Martë, 31 Maj 2022 / A. M.

Plagosja e mbrëmshme në Vushtrri, arrestohet një person

Në orët e mbrëmjes së datës 30 maj 2022, hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar  një person të  dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Arrestimi i të dyshuarit B. B.,29 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se mbrëmë   rreth orës 21:35, në rrugën “Hamdi Kransniqi” në Vushtrri, ka shtënave me armë zjarri ku i plagosur ka mbetur viktimën V. F., 25 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me veprën penale, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit (pistoletë)  dhe katër  gëzhoja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.  Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale “ Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.