75 Mall Live Search
12:35 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Plagosja e mësueses në Prishtinë, arrestohet një femër

Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima:

V.P, femër , 49 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe e njëjta menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar :

B. D, femër , 38 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje.