Plagosja e policit në Gjilan, arrestohet instruktori i poligonit

Të dielën, rreth orës 19:12 në fshatin Pasjak të Novobërdë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se nga hetimet e para mësohet se është plagosur zyrtari policor E. Sh., ku gjersa ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me një person i është shkrepur arma aksidentalisht.
Hashani, njoftoi se pas hetimeve me vendim të prokurorit është arrestuar një instruktor icili punon në këtë poligon.
“Policia e Kosovës , njësia e Hetimeve Rajonale pas hetimeve në vazhdim lidhur me rastin Plagosje, me vendim të prokurorit të shtetit është arrestuar një instruktor icili punon në këtë poligon. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar nga njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan”, ka thënë Hashani për Indeksonline.
Njoftimi i plotë për rastin:
Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025 rreth ores 19:12 në fsh. Pasjak – Novobërdë ne poligonin e gjuajtjes ,,Target’’ , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri . Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe I njejti është transportuaar për QKUK- Prishtinë.
Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhë kur një prerson që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtëjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë./Indeksonline/