75 Mall Live Search
09:21 / E Hënë, 11 Mars 2024 / Zgjim Sefa

Plagosja me armë zjarri në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

Gjatë ditës së shtunë në Gjakovë ndodhi një plagosje me armë zjarri.

Si pasojë e plagosjes me armë zjarri të plagosur mbetën tre persona. Ngjarja ndodhi në ora 00:05 minuta.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, i dyshuari ndodhet në arrati dhe rasti mbetet nën hetime.

“Gjakovë  10.03.2024-00:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, ka plagosur  me armë zjarri tre meshkuj kosovarë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka iniciuar rastin “Vrasje e rëndë në tentativë”./Indeksonline/