75 Mall Live Search
23:23 / E Diele, 01 Shtator 2024 / Gj. Sh

Plagosja mes dy grupeve në Prishtinë, oborri i QKUK-së mbushet me polic

Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.

Dyshohet se në këtë rast të përfshira kanë qenë dy grupe. Ku një person ka vdekur dhe pesë persona janë plagosur.

“Pesë persona i kemi duke u trajtuar në Klinikën Emergjente. Ekipet mjekësore janë duke u marrë me pacientët. Për gjendjen e tyre pas ekzaminimeve.” thanë nga Emergjenca për IndeksOnline.

IndeksOnline ka siguruar video nga oborri i QKUK-së, ku shihet i mbushur me polic pas ngjarjes së fundit në kryeqytet.

VIDEO: