75 Mall Live Search
14:20 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / k.v

Plagosja në “Dardani”/ Policia identifikon një të dyshuar

Pak kohë pasi ndodhi plagosja me armë zjarri e një personi në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, hetuesit policorë kanë identifikuar personin e dyshuar.

Burimet e IndeksOnlinet brenda policisë kanë thënë se personi i dyshuar ështëidentifikuar por i njëjti ndodhet ende në arrati.

I dyshuari kishte qëlluar në këmbë disa herë me pistoletë viktimën për motive ende të panjohura, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Derisa personi i dyshuar është në kërkim të policisë, viktima tashmë po merr trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, policia ka thënë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, ora 12 e 30, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitet e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë./IndeksOnline/