75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 25 Maj 2023 / A. M.

Plagosja në Gjakovë, policia jep detaje

Policia e Kosovës është deklaruar rreth plagosjes së sotme në Gjakovë.

Siaps tyre, viktima është dërguar në spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor, dhe gjendja e tij është stabile.

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në përgjigjen e PK-së, transmeton Indeksonline