75 Mall Live Search
09:16 / E Enjte, 23 Maj 2024 / MSH

Plagosja në Pejë/ Arrestohet një person, dyshohet se ndihmoi dorasin pas incidentit

Një mosmarrëveshje mbrëmë në Pejë eskaloi në plagosje të trefishtë me armë zjarri.

Tre persona pësuan lëndime të rënda, për të cilat po marrin tretman në QKUK dhe Spitalin e Pejës.

Disa orë pasi ndodhi incidenti, policia ka arritur në gjurmët e një të dyshuari të përfshirë në rast.

I njëjti është arrestuar me dyshimin e bazuar se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor, pas kryerjes së veprës penale.

Rasti është konfirmuar edhe nga prokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli.

“Kemi arrestuar një person për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”. Për momentin, jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit dhe me arrestu. Arrestimi i personit në fjalë ka ndodhur sot në mëngjes, diku rreth orës 01:00 pas mesnate” tha Qavolli për Indeksonline.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës, drejtoria në Pejë, ka shpallur në kërkim të dyshuarin kryesor, 21-vjeçarin Agron Gashi.

Për rënien në gjurmë të tij, policia ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve./Indeksonline/