75 Mall Live Search
17:06 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Plagosja në Pejë, një i arrestuar dhe dy në arrati

Sot rreth orës 13:00, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë. Për këtë rast Indeksonline raportoi ekskluzivisht ndërsa tani Policia e Kosovës ka dhënë versionin e saj përkitazi me ngjarjen.

Si pasojë e këtij incidenti, sipas policisë, një person është plagosur, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar një person i dyshuar dhe është në kërkim të dy personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit./Indeksonline/