75 Mall Live Search
22:27 / E Diele, 04 Janar 2026 / F.R

Plagosja në Podujevë, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:30 në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se dy persona janë lënduar.

Ahmeti bëri të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se dy personat e arrestuar janë L.Zeka dhe R.Rama./IndeksOnline/