75 Mall Live Search
23:51 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Plagosja në Prishtinë, dy në spital e katër në pranga

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinës rreth orës 22:00 të shtunën.

Pas një përleshje fizike në mes të disa personave, sipas policisë, është përdorur edhe arma e zjarrit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, për IndeksOnline ka thënë se një person ka marrë lëndime nga arma e zjarrit e tjetri gjatë përleshjes fizike,

Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor për këtë rast.

“Rreth ores 22:00, kemi pranuar informaten se ne rrugen Ilir Konushevci ne Prishtine, ka ndodhur nje perleshje fizike ne mes te disa personave ku me pas eshte perdore edhe arma e zjarrit.

Ne kete rast nje person eshte plagosur nga arma e zjarrit ndersa nje tjeter ka pesuar lendime trupore gjate perleshjes fizike. Te dy personat jane derguar per tretman mjeksor.

 Lidhur me kete rast policia ka shoqeruar ne stacion policor kater persona te cilet dyshohet te kene marr pjese ne rastin ne fjale. Per cdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë ajo./IndeksOnline/