75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / FR

Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit ende në arrati

Një burrë ka mbetu i plagosur mbrëmë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas policisë, të dyshuar janë dy persona, derisa të njëjtin janë ende në arrati.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Ndërsa mbrëmë shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për RTK-në se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.