75 Mall Live Search
23:40 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / SH F

Plagosja në Prishtinë ndodhi për pasagjerë, taksistët patën konflikt mes vete

Një person i moshës 32-vjeçare ka mbetur i plagosur rëndë në qendër të Prishtinës, në afërsi të Katedrales.

IndeksOnline ka mësuar se plagosja në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur mes taksisteve, pas një konflikti të momentit.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se i dyshuari ka sulmuar viktimën me pretendimet se ai ia ka marrë pasagjerët.

Viktima ka marrë dy plagë, njërën në këmbë dhe tjetrën në bark.

Ai është duke u trajtuar në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar është në gjendje të rëndë.

“Është në gjendje të rëndë. Ka lëndime në pjesën abdominale dhe në këmbë. Pritet që të futet në sallën e operimit”, tha mjeku kujdestar.