Plagosja në Prishtinë, Policia jep detaje

IndeksOnline më herët raportoi për një gjuajtje me armë në Prishtinë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se dy persona janë të lënduar.
”Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.”, tha ajo për IndeksOnline.