75 Mall Live Search
10:36 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Plagosja në shisha bar në Podujevë, policia jep detaje

Një person i plagos mbrëmë, pasi u përfshi në një përleshje fizike.

Rasti ka ndodhur në një shisha bar në Podujevë.

Ndërkohë, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje mbi rastin.

“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka thënë ajo.

Ahmeti gjithashtu ka konfirmuar se personi i dyshuar për plagosjen e viktimës gjendet në arati.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati” deklaroi Ahmeti për Indeksonline.