75 Mall Live Search
20:12 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / H F

Plagosja në Vranjefc ndodhi para shtëpisë së politikanit të njohur kosovar

Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në  rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

Të përfshirë në këtë rast janë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka, shkruan IndeksOnline.

Të dyshuarit tashmë janë identifikuar, derisa një person edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

E ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së politikanit të njohur kosovar, Avni Arifi.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka rrëfyer ngjarjen.


Reagimi i tij i plotë:

Shkëmbimi me armë zjarri dhe plagosja e dy personave sot pasdite ndodhi para shtëpisë time. Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh nmes tyre. Kësaj here viktima përveq protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin.
Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë