Plagosje me armë në Çagllavicë, policia në vendin e ngjarjes
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në Çagllavicë.
Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për shkëmbim të shtënash ndërmjet dy grupeve.
Burimet bëjnë të ditur se një person ka mbetur i plagosur rëndë në vendin e ngjarjes.
Një veturë e tipit Mercedes G Class dyshohet të ketë thyer murin e një shtëpie, duke tentuar të ikë nga vendi ku ndodhi situate kritike.
Policia është ende në vendin e ngjarjes dhe po merret me ekzaminimet e nevojshme./IndeksOnline/

