09:32 / E Diele, 04 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Plagosje me armë zjarri në Podujevë

Një person, mbeti i plagosur pasi u gjuajt me armë zjarri nga dy persona, mbrëmë në Podujevë.

Të dyshuarit janë arratisur, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

‘’ Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.  Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /IndeksOnline/