Plagosje me kallashnikov, në Kavajë
Kavaja është zgjuar sot nga një sherr me armë zjarri.
Shtetasi Rexhep Tare, pronar i një dyqani është plagosur me kallashnikov, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.
Policia ka ndaluar autorin, shtetasin R.T. 35 vjeç, ndërkohë që po punon për të zbardhur motivet e plagosjes.
Njoftimi paraprak i policisë
Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.
Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit
Rreth orës 11:10 në Kavajë, në Lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja shoqërohet në komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po e vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.