Plagosje me thikë në Shkodër

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një burrë i moshës rreth 40-45 vjeç.
Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ish-dega e brendshme, në qytetin e Shkodrës.
Ende nuk dihen shkaqen që çuan në këtë ngjarje, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur arrestimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti./Indeksonline/