10:07 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Plagosje në Klinë, njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati

Një zënkë në Klinë ka përfunduar me plagosje.

Kështu, sipas raportit të Policisë, tre persona të dyshuar janë përfshirë në një zenkë, ku është sulmuar me armë zjarri nga njëri prej të dyshuarve, me ç’rast është plagosur në këmbë, raporton Indeksonline.

Viktima fillimisht ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën mjekësore të Klinës e më pas është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal – Pejë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.

Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse i dyshuari tjetër është në arrati./Indeksonline/