20:56 / E Diele, 26 Mars 2023 / AR

Plagosje në Prishtinë

Sot është plagosur një person me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shtoi se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar (i identifikuar nga ana e policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.