12:05 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / k.v

Plagosje në Prishtinë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja në tentativë ka ndodhur në Prishtinë të dielën në orën 04 e 45.

“Viktima mashkull është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./Indeksonline/