75 Mall Live Search
11:21 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Plagosje në Prishtinë, kapet i dyshuari

Është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje, ka plagosur me armë zjarri një person të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit, transmeton Indeksonline.

“Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje substancash narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin ende po vazhdojnë./Indeksonline/