Plagosje në Vushtrri

Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Policia është informuar nga Emergjenca në Vushtrri se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësia policore ka shkuar menjëherë, në bazë të informatave që kanë marrë është një person i plagosur në këmbë, sipas mjekëve nuk është në rrezik për jetën”, u shpreh ai./Indeksonline/