75 Mall Live Search
20:20 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

‘Plaket’ Bebe Rexha: Njerëzit kanë frikë nga pleqëria, unë do të jem një plakë e ‘çmendur’

Aplikacioni ‘FaceApp’ ditëve të fundi u bë hit në internet dhe u përvetësua nga shumica e personave që janë përdorues të rregullt të rrjeteve sociale.

Kësaj nuk i ka ikur as ylli kosovar me famë botërore, Bebe Rexha e cila ka publikuar një fotografi se si do të duket e moshuar, shkruan Indeksonline.

29 vjeçare me postimin e imazhit ka përcjellur edhe një mesazh duke theksuar se ajo nuk ka frikë nga plakja.

‘Shumë njerëz kanë frikë nga pleqëria, sidomos gratë. Shoqëria e ka krijuar këtë stigmë që kur plaken meshkujt, ata bëhen tërheqës si George Clooney dhe kur gratë bëhen më të vjetra bëhen më të ‘shëmtuara’. Me moshën vjen urtësia dhe përvoja, veçanërisht në dhomën e gjumit. Kur të plakem, do të jem një gjyshe e mençur, e bukur dhe e çmendur’, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, ‘Harder’ në bashkëpunim me Hax Jones është projekti i fundit i këngëtares së famshme./Indeksonline/