14:04 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Plaku “fanatik” i lojës Pokemon Go, luan në 15 telefona në të njejtën kohë

Chen është plaku nga Taivani i cili njihet në tërë qytetin e tij si “gjyshi i Pokemon Go”, transmeton Indeksonline.

Ai luan tërë kohën me këtë lojë, por jo vetëm me një aparat celular por me 15 telefonat e mençur të tij, të cilët i ka të lidhur në biçikletë.

Ai mund të bëjë gjithçka, dhe të kap të gjithë “pikët” në secilin nga telefonat.

Këtë lojë ai e luan për më shumë se dy vite, duke u bërë kështu një atraksion jo vetëm për vendasit por edhe për vizitorët e qytetit të tij./Indeksonline/