75 Mall Live Search
12:40 / E Hënë, 18 Maj 2026 / H F

“Plaku” i Prishtinës në gjendje kome, të dyshuarit që e qëlluan ende në arrati

Që nga e enjtja e kaluar, Harbin Vitija vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagëve të rënda që mori në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lidhur me gjendjen e tij, detaje kanë dhënë nga Klinika Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i lidhur për aparatura mjekësore dhe i varur nga to.  Vazhdon të marrë trajtim mjekësor dhe t’i kryejë të gjitha ekzaminimet laboratorike, radiologjike të nevojshme. Gjendja e tij është edhe më e rëndë”, ka thënë në një prononcim për IndeksOnline, Shaqir Uka- shef i mjekimit intensiv.

Vitija i nohur me nofkën “Plaku”, u qëllua nga persona të maskuar, të cilët janë ende në arrati.

Harbin Vitija është një person i njohur për organet e rendit dhe rrethin shoqëror, i cili nga viti 2016 është përfshirë në disa raste që lidhen me botën e krimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./IndeksOnline/