09:44 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Plakushi që e bëri Bayernin superfuqi, atëherë kur askush s’po i frikësohej

Juup Heynckes e ka arritur efektin te Bayerni që nga dita e parë e punës së tij pas rikthimit në stol duke e zëvëndësuar Ancelottin.

Trajneri më i vjetër në ligat evropiane ka arritur ta shëndrroi Bayernin në një skuadër të pathyeshme duke qenë lider në kohën kur bavarezët po dëshpëronin në secilën garë.

Heynckes e mori Bayernin me pesë pikë prapa Dortmundit që ishte lider ndërsa tani Bayern është pothuajse kampion i parakohshëm në Bundesliga pas ecurisë të jashtëzakonshme nën urdhërat e Heynckes.

Nga 21 ndeshje me 72 vjeçarin, Bayern ka arritur 19 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.

Skuadra tani ka vetbesim të madh dhe në kampin bavarez po ëndërrohet tripleta të cilën Heynckes iu ka këshilluar lojtarëve që ta mendojnë./Indeksonline/