75 Mall Live Search
11:05 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

“Plakushi” thyen rekord të madh në NBA, e kalon edhe Michael Jordanin!

Mbrëmë në NBA është thyer një rekord i madh. Ylli veteran i ligës më të fortë të basketbollit në botë, Jamal Crawford është bërë basketbollisti më i vjetër që ka shënuar më së shumti pikë.

Me 39 vjet e 20 ditë jetë, ylli i Phoenix ka arritur të shënojë 51 pikë në ndeshjen ndaj Dallas Mavericks.

Crawford poashtu është bërë basketbollisti i parë me këtë moshë që ka arritur të shënojë mbi 50 pikë.

Rekordin e mbante Michael Jordan me 38 vite e 315 ditë si “plaku” me më së shumti pikë në një ndeshje. /Indeksonline/