Plan programi i Sindikatës së Policisë, sigurimet shëndetësore / takimi me kryetarin Muharremaj

Kryetari i Sindikatës së PK-së, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti, u takuan me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Kryetari i Sindikatës së PK-së, Imer Zeqiri dhe nënkryetari Avdi Hoti, patën një takim pune në zyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës me Bali Muharremaj.

Gjatë takimit, kryetari i Sindikatës së PK-së, Zeqiri dhe nënkryetari, Hoti, e njoftuan Kryetarin rreth planprogramit të ri të punës që kryesia e re e Sindikatës së PK-së është duke punuar në përmbushjen e obligimeve për mirëqenien e punonjësve në Policinë e Kosovës në veçanti për Sigurimet Shëndetësore, Jetësor dhe Shoqëror. Gjithashtu në takim, u diskutua mbi sfidat e punonjësve të Policisë së Kosovës të cilët ballafaqohen çdo ditë e veçanërisht për punonjësit e Policisë së Kosovës në Komunën e Suharekës.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Suharekës, Muharremaj premtoj mbështetje të fuqishme për Policinë e Kosovës, në veçanti theksoj se është i gatshëm të ndihmoj zyrtaret policor të Komunës së Suharekës për mirëqenien e punonjësve të cilët kanë nevoja më urgjente.
Në fund, Zeqiri dhe Hoti falënderuan kryetarin Muharremaj për pritje dhe gatishmërinë për bashkëpunim që shprehu për Sindikatën dhe punonjësit e PK-së.