75 Mall Live Search
18:16 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Plani gjenial i Piques – synon postin e presidentit dhe ”rehatimin” e dy dostave

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique planifikon që të pensionohet nga futbolli aktiv në vitin 2020, për t’u fokusuar që të bëhet president i klubin katalunas në vitin 2021.

Kontrata aktuale e Piques skadon në vitin 2022, por ai do të jetë 33-vjeçar në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai e di se është në fazën e fundit të karrierës së tij.

Para se ta përfundojë kontratën dhe para se të transferohet te ndonjë klub i kategorisë më të ulët, Pique dëshiron t’i varë ”këpucët në gozhdë” për t’u fokusuar në ambiciet e tij të radhës, shkruan Mundo Deportivo.

Presidenti aktual, Josep Maria Bartomeu përfundon mandatin e tij në vitin 2021 dhe ai do ta mirëpriste Piquen si pasardhës të tij, transmeton IndeksOnline.

Pique raportohet se planifikon që t’i sjellë ish-bashkëlojtarët e tij si Xavi dhe Andres Iniesta në ”Camp Nou” në rolin e trajnerëve. Xavi aktualisht luan tek Al Saddi në Katar, derisa Iniesta u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar drejt Vissel Kobe në Japoni.

Xavi tashmë i ka filluar kurset për trajnerë me Federatën e Futbollit të Spanjës, derisa Iniesta nuk i ka filluar kurset, por ka pohuar se ky rol do t’i interesonte pasi që të pensionohet.

Nëse ai bëhet presidenti i ri i klubit, Pique do t’i funksionalizonte planet e tij për të ardhmen.

Tutje, thuhet se Pique do ta propozonte edhe një emër tjetër për stadiumin – ”Waka Waka Camp Nou”, një ide e cila tashmë është përfolur, pas këngës së bashkëshortes së tij, Shakira./IndeksOnline/