15:14 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Plani i Chelseat për ta mbajtur Eden Hazard është thjesht brilliant

Periudhë frustruese për Chelsean tani. E gjithë kjo ka të bëjë me të ardhmen e lojtarëve më të mirë, përfshirë këtu edhe atë të Eden Hazard.

27-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid gjatë kësaj vere, por komentet e tij pas Kupës së Botës i kanë intensifikuar këto zëra.

Chelsea do të mundohet ta mbajë Hazardin në klub dhe ata kanë krijuar një plan për ta bindur belgun që të qëndrojë.

Gjithashtu ka pasur spekulime se Paris Saint-Germain është interesuar për N’Golo Kanten, teksa edhe Kylian Mbappe është duke e bindur bashkëkombasin e tij të kalojë në Paris.

Image result for kante

Dhe siç shkruan Evening Standard, Chelsea ka reaguar pas kësaj duke i ofruar Kantes kontratë të re në vlerë prej 290 mijë funtesh në javë.

Pasi të mbarojë punë me Kanten, Chelsea pritet të rikthehet te Hazard, të cilit pritet t’i ofrojë një kontratë javore prej 300 mijë funtesh në javë.

Chelsea është e bindur se ka kapacitet që t’i mbajë lojtarët cilësor si Kante dhe Hazard për të sfiduar edhe më tutje në kompeticione madhore.

Nga Anglia janë të bindur se Hazard nuk do të transferohet në Bernabeu për shkak të çmimit të lartë dhe sezoni i ri do ta presë në Londër./IndeksOnline/