20:14 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019

Plani i çmendur: Miliarderi nga Antarktida sjell akullin në Emirate

Investitori dhe sipërmarrësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdulla Alshehi, planifikon të transferojë kalimin e akullit në Afrikën e Jugut ose Australi deri në fund të vitit.

E gjithë kjo do të kushtojë 80 milionë dollarë dhe qëllimi i këtij miliarderi është ta shohë këtë test nëse ekziston një mundësi për të transferuar një akullnajë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u siguruar njerëzve ujë të freskët.

“Copa” e akullit nga Antarktida do të transferohet ose në Cape Town ose Perth këtë vit, por data e saktë nuk dihet.

Ky është në fakt vetëm një provë për plane shumë më ambicioze dhe shpresohet se do të ketë sukses në transferimin e 8.800 miljeve akull në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përveç kësaj, për të sjellë ujë të freskët, kjo do të jetë një tërheqje e vërtetë turistike për një vend që nuk është shumë i mësuar me akull.

Alshehi tha për Euronews se është më e lirë të sjellë një copë akullnaje sesa të përdoret uji nga deti.

Ai kujton se plane të ngjashme ekzistonin më parë dhe projekti i Arabisë Saudite dështoi në vitin 1977 për shkak të problemeve teknike.

Ajsbergu për përdorim do të zgjidhet nëpërmjet satelitit dhe mund të jetë rreth 2.5 kilometra i gjatë. Ai pritet të humbasë deri në 30 për qind të masës gjatë udhëtimit të tij dhjetë mujor. Do të udhëtojë nga ishulli Herd në Antarktidë, në Fujairah, një nga shtatë emiratet brenda Emirateve të Bashkuara Arabe.

Projekti përfundimtar do të kushtojë midis 100 dhe 150 milionë dollarë, plus 60-70 milionë që do të shpenzohen për testim.

Emiratet e Bashkuara Arabe është një nga vendet më të thata. Klima është jashtëzakonisht e thatë dhe bie më pak se 100 milimetra shi në vit.

Megjithatë, ky shtet arab konsumon dy herë më shumë ujë sesa mesatarja kombëtare globale, gjë e cila për vendin krijon një problem serioz nga thatësira në 25 vjetët e ardhshme.