75 Mall Live Search
12:20 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Plani i dështuar i tifozëve pro-serbë nga Çekia, kontroll i rreptë nga Policia e Kosovës

Gjatë ditës së sotme te Qafa në Prishtinë, janë parë tre persona me vetura që kishin tabela të Çekisë.

Sipas burimeve të Indeksonline, ata kishin qanta në duar dhe dyshohet se mund të jenë tifozë të Çekisë që kanë pregaditur ndonjë veprim kundër Kosovës gjatë ndeshjes që do të zhvillohet në ora 15:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kujtojmë se sot është shoqëruar në polici edhe një tjetër tifoz çek, ndërsa dje u ndaluan tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që sot gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”./Indeksonline/