09:23 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Plani i Gareth Bale, të rikthehet në Real Madrid dhe të pensionohet në moshë 32-vjeçare

Gareth Bale pritet që në fund të këtij sezoni të rikthehet në skuadrën e Real Madridit.

Anësori i Kombëtares së Uellsit u huazua te Tottenham Hotspur për një sezon, shkruan IndeksOnline

Ai s’kaloi momente të mira pas rikthimit në ‘Wahite Hart Lane’, prandaj ka vendosur që të rikthehet në Madrid.

Diario AS zbulon planin befasuses të uellsianit. Sipas tyre, Bale e ka menduar kthimin në Real Madrid dhe të qëndroj aty deri në fund të kontratës së tij – e cila skadon në vitin 2022. Pastaj përfundimit të kontratës, do të pensionohet nga futbolli aktiv./IndeksOnline/