Plani i hajnave, gjuanin molla për ta kuptuar a ishte dikush në shtëpi (Video)
Hajnat përdorën mollët për të kuptuar nëse brenda një shtëpie në Grashticë gjendeshin banorët e saj. Ata fillimisht kishin gjuajtur në drejtim të shtëpisë me to për ta kuptuar nëse ishte dikush në shtëpi apo jo.
Por, pasi e kuptuan që askush nuk po u përgjigjej goditjeve me mollë, hajnat u futën në oborr me gurë në duar për të thyer xhamat e shtëpisë.
Mirëpo, hajnat u alarmuar kur kuptuan se aksioni i tyre kriminal po xhirohej nga kamerat e sigurisë që ishin të vendosura nëpër muret e shtëpisë së Halim Berishës në Grashticë të Prishtinës.
Pasi kuptuan që ka kamera, tre hajnat vendosën maskat dhe u kthyen për të hyrë në shtëpi pasi thyen dritaret.
Njëri prej tyre me armë në dorë po bënte roje për hajnat që po vidhnin brenda shtëpisë, teksa të zotët e shtëpisë kishin shkuar mysafir.