20:50 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Plani i ‘Intelektualëve’ për ndeshjen kundër Gjilanit

Të dielën nga ora 13:00 Drita do të përballet me Gjilanin në kuadër të Superligës së Kosovës.

Andaj për këtë ndeshje janë përgaditur edhe tifo-grupi i Dritës, ‘Intelektualët’ të cilët edhe kanë bërë planë për këtë ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Sipas tyre do të takohen në orën 9:00 të mëngjesit dhe ku do të marshojnë drejt stadiumit.

Postimi i plotë i ‘Intelektualëve’:

Të dielën nga ora 9:00 e mëngjesit, mblidhemi te parkingu mbrapa Sohos, për t’u nisur nga aty në një kortezh masiv drejtë stadiumit të qytetit “Selami Osmani – Bezi”.

Ftohen të gjithë antarët e tifozërisë tonë Bardhë e Kaltër, të jenë prezent dhe të mos mungojnë në këtë marshim tonë drejt stadiumit, sepse nga aty nis spektakli dhe ligjërata e paraqitjes tonë të rradhës për Krenarinë e Qytetit, DRITËN.

Të gjithë të bashkuar edhe këtë herë, për një klub dhe dy ngjyra që do t’i dashurojmë dhe mbrojmë deri në vdekje.

HAPET ULTRAS UNIVERSITETI, MIRË SE VINI N’FERRIN TONË…⚪️?

No one like us – We don’t care !