16:01 / E Premte, 12 Korrik 2019

Plani i Investimeve për Evropën – 800 milionë euro shtesë për NVM-të pas dyfishimit të mbështetjes së EIF-së dhe bankës ProCredit për ndërmarrjet inovative

Fondi Evropian për Investime (EIF) dhe Grupi ProCredit janë duke ofruar800 milionë euro shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) inovative, duke e arrit vlerën e mbështetjes në1.62miliardë euro për ndërmarrjet në njëmbëdhjetë shteteve.

Financimi i mbështetur nga EIF-ja është tani në dispozicion përmes bankave ProCredit në Evropën Juglindore dhe Lindore që kanë në fokus kompanitë që përdorin teknologji të reja dhe që prodhojnë produkte të reja në njërën nga njëmbëdhjetë shtetet (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Romania, Serbia dhe Ukraina). Deri më tani, marrëveshjet me ProCredit-in kanë mbështetur rreth 2,000 NVM inovative, kryesisht në sektorët e prodhimit dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë, ndërsa do të financohen edhe shumë të tjera në vitet e ardhshme.

Këto marrëveshje u nënshkruan në kuadër të iniciativës InnovFin të Komisionit Evropian, me mbështetje të programit të BE-së për hulumtim dhe inovacion “Horizon 2020”. Iniciativa InnovFin u mundëson bankave pjesëmarrëse t’u ofrojnë hua kompanive inovative me mbështetjen e garantimit të ofruar nga EIF-ja. Marrëveshjet e nënshkruara në shtetet anëtare të BE-së u mundësuan nga mbështetja e Fondit Evropian për Investime Strategjike (EFSI). EFSI-ja është shtylla qendrore e Planit të Investimeve të Komisionit Evropian për Evropën, i njohur edhe si “Plani Juncker”.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Jyrki Katainen, përgjegjës për Punën, Rritjen, Investimet dhe Konkurencën, tha: “Dy vjet pasi kemi lansuarmbështetjen prej 820 milionë eurosh për NVM-të në njëmbëdhjetë vende, Fondi Evropian i Investimeve dhe ProCredit dyfishojnë mbështetjen e tyre financiare, që do të thotë 1,62 euro miliardë janë tani në dispozicion për financimin e kompanive të vogla dhe të mesme në të gjitha këto vende. Ky nivel i vazhdueshëm dhe i rritur i mbështetjes nga BE-ja do të sjellë një ndryshim të prekshëm për mijëra njerëz me ide inovative të biznesit që kanë nevojë për financim e që do t’u shtohen 2,000 NVM-ve që tashmë kanë përfituar nga kjo skemë.”

Kryeshefi Ekzekutiv i EIF-së Pier Luigi Gilibert tha: “Jemi të kënaqur që marrëveshjet e garantimit të NVM-ve të InnovFin-it me bankat ProCredit po japin rezultate të tilla pozitive. Prezenca dherrjeti i mirë themeluar ibankës ProCredit, i kombinuar me ekspertizën e saj në kreditimin për NVM-të, siguron që kreditë e mbështetura nga KE-ja mund të dërgohen me shpejtësi në të njëmbëdhjetë territoret. Këto transaksione do t’u ndihmojnë kompanive që të kenë qasje në këtë financim të mbështetur nga BE-ja, në mënyrë që të shtyjnë përpara agjendën e inovacionit në të gjithë Evropën.

Dr. Claus-Peter Zeitinger, Kryesues i Bordit Mbikëqyrës të ProCredit Holding, shtoi: “Zgjerimi i marrëveshjes sonë është një sinjal i rëndësishëm për grupin tonë. Ai u tregon klientëve tanë se investimet nga NVM-të inovative në Evropën Juglindore dhe Lindore do të vazhdojnë të gëzojnë mbështetjen e BE-së dhe gjithashtu tregon se kontributi zhvillimor i bërë nga bankat ProCredit në vendet e tyre është duke u njohur nga BE-ja”.

Rreth EIF-së


Fondi Evropian i Investimeve (EIF) është pjesë e Grupit të Bankës Evropiane të Investimeve. Misioni i saj qendror është të mbështesë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme të Evropës (NVM) duke i ndihmuar ato të kenë qasje në financa. EIF-ja harton dhe zhvillon kapitalin, garancitë dhe instrumentet e mikrofinancimit që synojnë në mënyrë specifike këtë segment tregu. Në këtë rol, EIF-ja nxit objektivat e BE-së në mbështetje të inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit, sipërmarrjes, rritjes dhe punësimit. Më shumë informata mbi punën e EIF-së në kuadër të EFSI-sëmund të gjenden këtu.

Rreth Grupit ProCredit

ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania amë e grupit ndërkombëtar ProCredit, i cili përbëhet nga bankat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe fokusi operativ i të cilit është në Evropën Juglindore dhe Lindore. Përveç këtij fokusi rajonal, grupi ProCredit është i pranishëm edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin ‘Prime Standard’ të bursës së Frankfurtit. Aksionerët kryesorëtë ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët strategjikë “Zeitinger Invest” dhe “ProCredit Staff Invest” (që përbëhen nga mjetet e investimit për stafin ProCredit), “Dutch DOEN Participaties BV”, “KfW Development Bank” dhe IFC-ja (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si kompani mbizotëruese e grupit sipas Aktit Bankar Gjerman, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Bundesbank Gjerman. Më shumë informacion mund të gjenden në faqen e internetit të kompanisë në www.procredit-holding.com.

Rreth Planit Juncker

Plani i Investimeve për Evropën, i ashtuquajturi “Plani Juncker”, është një nga prioritetet kryesore të Komisionit Evropian. Ai fokusohet në nxitjen e investimeve për të krijuar vende pune dhe rritje duke shfrytëzuar më mirë burimet financiare të reja dhe ekzistuese, duke hequr pengesat për investime dhe duke ofruar dukshmëri dhe asistencë teknike për projektet e investimeve. Fondi Evropian për Investime Strategjike (EFSI) është shtylla qendrore e Planit Juncker. Ai siguron një garanci të parë humbjeje, duke lejuar EIB të investojë në më shumë projekte, shpesh më të rrezikshme. Projektet dhe marrëveshjet e miratuara për financim në kuadër të EFSI-së deri tani pritet të mobilizojnë pothuajse 410 miliardë euro investime dhe të mbështesin rreth 952,000 NVM në të gjitha 28 shtetet anëtare.

Rreth iniciativës InnovFin

Instrumenti InnovFin për garantimin e NVM-veështë themeluar në kuadër të iniciativës “InnovFin e BE-së për Financimin e Inovatorëve”, të zhvilluar në kuadër të “Horizon 2020”, Programin Kornizë të BE-së për Hulumtim dhe Inovacion. Ai ofron garanci dhe kundër-garanci për financimin e borxhit ndërmjet 25,000 dhe 7,5 milionë eurosh me qëllim të përmirësimit të qasjes në financimin e kredive për ndërmarrjet inovative të vogla dhe të mesme dhe ato me kapital mesatar (më pak se 500 të punësuar). Institucioni menaxhohet nga EIF-ja dhe mbështetet përmes ndërmjetësuesve financiarë – bankave dhe institucioneve të tjera financiare – në vendet anëtare të BE-së dhe vendet e asociuara. Në kuadër të kësaj strukture, ndërmjetësuesit financiarë garantohen nga BE-ja dhe EIF-ja kundrejt një përqindjeje të humbjeve të tyre të shkaktuara në financimin e borxhit të mbuluar nga instrumenti.