75 Mall Live Search
16:42 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Plani i Klopp për ta eliminuar Barcelonën, s’i ka dështuar asnjëherë me Liverpoolin!

Jurgen Klopp ka arritur që ta eliminojë në dy përballje secilën skuadër që i ka dalur përpara prej se është në krye të Liverpoolit.

Në 10 përballjet e deritanishme në garat evropiane, Klopp ka eliminuar të gjitha skuadrat evropiane me të cilat është përballur në të dy ndeshjet, duke mos e llogaritur finalen e humbur ndaj Realit e cila zhvillohet me një ndeshje në terren neutral.

Por, cila do të jetë strategjia e Klopp për Barcelonën?

Gazetat angleze vlerësojnë se trajneri gjerman ka në plan që të tentojë të mbajë topin ndaj Barcës për të mos i lejuar posedimin atyre dhe kontrollimin e lojës.

Poashtu, Klopp ka planin anti-Messi ngase është i bindur se nëse ndalet Messi, bllokohet loja e Barcelonës.

Wijnaldum apo Keita janë dy opsionet e mesfushës që do t’i rrinë afër Messit në çdo sekond loje, ndërsa do të ndihmohet gjithnjë edhe nga një mbrojtës.

Liverpooli do të tentoi që me krahët, Mane e Salah të shënoi gola duke llogaritur fuqinë e tyre sulmuese në dy krahët e lojës./Indeksonline/