14:57 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / A. M.

“Plani i kriminelëve serbë për djegien e veturave”, flet Kurti

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka zbardhur disa prej planeve që disa struktura serbe po djegin veturat e serbëve lokal të veriut.

Gjatë seancës së Kuvendit, shefi i ekzekutivit ka dhënë detaje për planin e tyre.

“Mua më vije shumë keq që 6 vetura të serbëve janë djegur dhe unë nuk kam arrit me i mbrojt. Serbët kur të vijnë në takim me mua ata nuk duan të bëjnë fotografi sepse u hakmerren.Ka struktura ilagale që veprojnë në veri të Kosovës dhe pas veprimeve në veri të Kosovës shkojnë në anën tjetër të kufirit në Leposaviq, të faqes së Kopaunikut, atje është një hotel ku mblidhet shtabi i kriminelëve.

Ata djegin vetura dhe mandej ikin. Ne nuk po arrijmë mi mbrojte. Nuk ka pas ndonjëherë sundim të ligjit më shumë, por natyrisht se nuk është si në pjesë të tjera të vendit. Po, dialogut me serbët lokal por po na duhet me bë me shumë kujdes”, u shpreh ai. /Indeksonline/