75 Mall Live Search
15:32 / E Martë, 22 Qershor 2021 / Blerim

Plani i Manchester Unitedit, përveç Sanchos edhe një qendërmbrojtës

Manchester Unitedi pritet që gjatë afatit veror të bëjë disa blerje. 

Fokusi më i madh i ‘Djajve të Kuq’ do të jetë Jadon Sancho dhe një qendërmbrojtës, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – United është në bisedime me mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane. 

Varane pritet që pas EURO20 ta zyrtarizoj të ardhmen. Në mediat spanjolle tashmë thuhet se mbrojtësi i Kombëtares së Francës ka vendosur të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’./IndeksOnline/