75 Mall Live Search
16:57 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / F.R

Plani i paqes nga Trump, Zelensky: Ukraina në momentet më të vështira në histori

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar momentet më të vështira në histori për popullin e tij, në kohën kur Ukraina ndodhet nën presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë lëshime ndaj Rusisë pushtuese.

Në një fjalim të publikuar 10-minutësh, Zelensky ka paralajmëruar ukrainasit se shteti gjendet në “momentet më të vështira në histori” dhe se do të gjejë veten përballë një zgjedhjeje të vështirë: “ose të humbë dinjitetin, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç”. Pra, ose t’i pranojë 28 pikat e propozuara nga SHBA-ja, ose “do të përballet me një dimër ekstremisht të vështirë”.

Zelensky ka theksuar se partnerët e Ukrainës presin që ai t’i japë një përgjigje së shpejti planit, por është zotuar se do ta mbrojë Kushtetutën e Ukrainës.

“Nuk do ta tradhtoj kurrë. Interesi kombëtar ukrainas duhet të merret në konsideratë”, ka thënë ai.