10:45 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / A. M.

Plani i sotëm i serbëve për ta bllokuar organizmin e zgjedhjeve në Veri – Flet ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka!

Një situatë e re është krijuar në Veri të Mitrovicës pas dorëheqjeve të fundit që ndodhë ditën e sotme. Bëhet fjalë për largimin nga puna të zyrtarëve të komisioneve zgjedhore. Këtë e ka konfirmuar Sllobodan Dimitrijeviq, zyrtar i lartë i KKZ-së për Mitrovicën e Veriut.

“Në një veprim të tillë kemi vendosur me njoftimin e Qeverisë së Kosovës se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shpallen në komunat tona pa marrëveshje politike dhe vullnetin e qytetarëve në komunën Leposaviq, Zveçan, Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok. Në një situatë kur na kërkohet të bëjmë zgjedhje një proces që është i pamundur të realizohet. Ne besojmë se realizimi i një procesi të tillë zgjedhor pa arritur marrëveshje politike dhe pëlqimin e qytetarëve tanë është një mision i pamundur”, u shpreh ai.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje, është deklaruar ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Ajo ka theksuar se tani situatë është komplikuar edhe më shumë.

“… pasi tash nuk kanë kryesues të komisioneve komunale zgjedhore. Ata janë punëtorë të KQZ-së. Tash nuk e di si do të menaxhohet kjo situatë por bukur është komplikuar sepse pa zyrtarë atje është problem sepse kërkohet komunikim direkt me KQZ-në. Tani, kë do ta qesin në vend të tyre e shohim, por është çështje e menaxhimit të KQZ-së”, ka thënë ajo për “Indeksonline”.

Kujtojmë se, me direktiva të Begoradit zyrtar, çdo ditë janë duke vazhduar dorëheqjet nga institucionet shtetërorë në veri. Përfaqësuesit politikë (kryetarë dhe këshilltarë komunal), policët, gjyqtarët dhe prokurorët, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Vlen të theksohet se dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ku kanë diskutuar rreth organimizt të zgjedhjeve në katër komunat veriore.  /Indeksonline/