75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 22 Janar 2026 / G T

Plani i Trabzonit për Ernest Muçin, të blihet kartoni i plotë dhe të shitet diku tjetër në Europë!

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është duke kaluar momente fantastike me fanellën e Trabzonsporit.

Klubi turk dëshiron të blejë kartonin e plotë të sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, i cili është në pronësi të Besiktasit, shkruan Indeksonline

Siç raportohet në mediat turke, Trabzoni ka një plan konkret për ta blerë kartonin e plotë që kushton rreth 8.5 milionë euro.

Tashmë në klubin e Trabzonit kanë mbërritur disa oferta për lojtarin shqiptar. Dhe plani është i qartë, të blihet fillimisht për 8.5 milionë dhe të shitet për 12 milionë euro.

24-vjeçari brenda këtij sezoni ka zhvilluar 15 ndeshje në ligë me fanellën e Trabzonsporit, duke shënuar tetë gola dhe duke bërë dy asiste – statistika që menjëherë kanë “rënë” në sytë e shumë skautëve të njohur./Indeksonline/

TRABZONSPORLU ERNEST MUÇİ: TAKIM GAYET İYİ GİDİYOR - Spor - Ses Ver Trabzon